Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër për të zhvilluar seancën e radhës.
Seanca e nesërme plenare e cila është vazhdim pritet të nis në ora 10:00.
Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës është bërë e ditur se një seancë tjetër nis në ora 12:00.
Rendi i ditës
I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt dhe 16 mars 2022:
14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,
21. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore,
22. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate,
23. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim,
24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura.
II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt dhe 16 mars 2022:
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
III. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 15 mars 2022:
1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve.
IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 7 prill 2022:
6. Votimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
9. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.
Rendi i ditës
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-139 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-140 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë,
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-141 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-042 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-249 për sigurimin shëndetësor,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-043 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-125 për shëndetësi,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-048 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-78 për shëndetësi publike,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
17. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.