Shefja e Komisionit Evropian, Ursula voon de Leyen dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, do të shkojnë në Kiev këtë të premte.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi presidencial ukrainas, Sergei Nikiforov, i cili tha se për shkaqe sigurie nuk mund të bëhet e ditur ora, por se ata do të mbajnë një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Nuk mund t’ju them orën e saktë për arsye sigurie. Por diku gjatë ditës, presidenti i Ukrainës do të takohet me Ursula von der Leyen”, tha Nikiforov, shkruan CNN.
Ndërsa, të parët që e vizituan Kievin gjatë kohës së luftës ishin kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, ai i Polonisë, Mateusz Morawiecki dhe kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha.
Përveç të tre kryeministrave, Kievin e ka vizituar edhe Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Kurse, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy i është adresuar 18 institucioneve ndërkombëtare e nacionale, duke përfshirë këtu Këshillit Evropian të G7, Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s e parlamenteve të vendeve si ShBA-ja, Polonia, Kanadaja, Gjermania, Zvicra, Izraeli, Italia, Franca, Japonia, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia, si dhe këto të fundit që i ka bërë në Australi, Holandë dhe Belgjikë.