Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë shumë e komentuar në mediat rozë.
Tashmë secili postim i saj merr vëmendje.
Së fundi një deklaratë e saj morri përmasa të mëdha të vëmendjes.
“Komshinjtë e kujt do të çmenden këtë javë”, kishte shkruar Trixa, kështu duke lënë të kuptohet se kënga e saj është drejt finalizimit.
Dikush ka shkruar në një status në Twitter për këngëtaren: Ndjej sikur nuk e bullizuam këtë vajzë mjaftueshëm.
Ky koment i ka rënë në sy edhe Beatrix e cila shkruan se është më e fortë se sa e mendojnë.
“Vazhdo, më bullizo…Unë jam më e fortë nga ç’mendon ti! Thjesht shpresoj që një ditë fëmijët e tu të mos lexojnë gjërat që ke shkruar“, ka shkruar Trixa.