Aktori Will Smith ka dhënë dorëheqje nga Akademia Oscars, pasi goditi me shuplakë humoristin Chris Rock, gjatë ceremonisë që u mbajt të dielën e kaluar.
“Veprimet e mia në prezantimin e 94-të të çmimeve Oscar ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme”, ka thënë Smith në deklaratën e tij.
Akademia tha se ka pranuar dorëheqjen e tij dhe se do të vazhdojë përpara me procedurat disiplinore.
Smith e goditi me shuplakë komedianin Rock, pasi ky i fundit bëri një shaka për kokën e rruar të gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.
Disa minuta Will fitoi çmimin për aktorin më të mirë në rolin e tij në filmin King Richard.
Ndonëse një vendim për sjelljen e tij pritej të shqyrtohej nga ana e Akademisë në ditët në vijim, Smith i parapriu këtij veprimi duke dhënë dorëheqje vetë.
“Kam tradhëtuar besimin e Akademisë. I kam hequr të nominuarve dhe fituesve mundësinë e tyre për të festuar dhe për t’u lavdëruar për punën e tyre të jashtëzakonshme. Më është thyer zemra” kishte thënë tutje Smith.
Dorëheqja nga Akademia e Oscars ka shumë peshë.
Anëtarësimi në këtë organ, i cili zakonisht bëhet vetëm me ftesa, shihet si një arritje e madhe profesionale.