Reagim i FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës reagon ndaj shkrimit tendencioz të portalit ‘Paparaci’, me titull “Tetë ditë para Kuvendit Zgjedhor, FFK-ja blen 35 orë dore”.

Sqarojmë opinionin se ky artikull është i pavërtetë dhe qëllimkeq, me synim për ta dëmtuar imazhin e institucionit tonë në prag të procesit zgjedhor.

FFK as nuk ka blerë dhe as nuk ka zhdoganuar kurrëfarë orësh, prandaj kërkojmë edhe nga Dogana e Kosovës të reagojë në lidhje me deklaratën e zëdhënësit të saj Adriatik Stavileci, e cila ka gjasa që është keqpërdorur nga portali në fjalë, siç e ka keqintepretuar edhe përgjigjen e Zyrës për Media të FFK-së.

Tash e sa kohë FFK ka qenë në shënjestër të orkestrimeve të disa individëve dhe grupeve të interesit, por as kjo trysni nuk do të mund ta ndryshojë vullnetin e komunitetit të futbollit.

FFK do të vazhdojë fuqishëm ta ndjekë rrugën e drejtë dhe do të punojë me përkushtim edhe më të madh në zhvillimin e hovshëm të futbollit në Kosovë.