Agim Ademi takon presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino

Gjatë punimeve të Kongresit të FIFA-s në Doha pata kënaqësinë ta takoj presidentin Gianni Infantino, i cili gjithmonë ka vlerësime maksimale për FFK-në dhe futbollin e Kosovës në tërësi.

Ai edhe një herë ma shprehu respektin dhe përkrahjen e tij dhe të institucionit që drejton, derisa u zotuam që raportet tona të vazhdojnë të jenë të tilla edhe në të ardhmen.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në Doha takova edhe sekretaren e përgjithshme të FIFA-s, Fatma Samoura, me të cilën diskutuam rreth realizimit të projekteve të ndryshme në të ardhmen me mbështetjen e FIFA-s.

Takime të frytshme pata edhe me presidenten e Federatës së Futbollit të Anglisë, Debbie Hewitt dhe kreun e Federatës turke, Nihat Ozdemir, si dhe me homologë nga federatat tjera.

#BashkëpërFutbollin!
A.A.