Në një postim të fshirë nga Instagrami, Britney Spears e akuzoi Justin Timberlake se e ka përdorur për famë dhe vëmendje

Britney Spears duket se e akuzoi Justin Timberlake se e ka përdorur atë për famë dhe vëmendje në një postim të fshirë tashmë nga Instagrami.

Ylli i muzikës pop është duke e shijuar lirinë e saj dhe tani është kthyer tek njerëzit që i kanë bërë keq.

Biondja ka postuar një video në rrjete sociale, ku shihej me një fustan të gjatë me ngjyrë kafe të përzier me të zezë.

Britney Spears (Foto: Instagram)

Videoja ishte e thjeshtë, por me mbishkrim kishte goditur shumë njerëz që kanë qenë të pranishëm në jetën e saj.

“Kam pasur një telefonatë nga Jezusi mbrëmë dhe a e dini se çfarë tha ai?… I dashur fëmijë… nëna jote po merrej me librin e saj pikërisht në kohën kur të kishe nevojë më shumë për të… gjithçka për çfarë? Famë dhe vëmendje? Ish-partneri juaj bëri të njëjtën gjë…ai po merrej me albumin e tij derisa po përdorte emrin tuaj”, tha ajo.

Edhe pse Spears nuk përmendi ndonjë emër, i vetmi ish-i dashur i saj që publikoi një album ishte Justin, të quajtur “Justified”.

Justin Timberlake (Foto: AFP)

Timberlake ka thënë në të kaluarën se kënga e dytë e albumit, “Cry Me A River”, kishte të bënte me ndarjen e tyre.

Ish-bashkëshorti i Britney, Kevin Federline publikoi albumin e tij të parë, “Playing With Fire”, ndërsa të dy ishin ende bashkë.

Britney Spears dhe Justin Timberlake (Foto: Getty Images)

Justin dhe Britney kanë qenë të lidhur nga 1999 deri në 2002.

Ajo tani është në një romancë dashurie me Sam Asgharin.

Britney Spears dhe Justin Timberlake (Foto: Getty Images)