Qentë endacakë vazhdojnë të jenë një ndër problemet e vazhdueshme me të cilin përballet Komuna e Prishtinës, por edhe qytetet e tjera të vendit. Institucionet nuk kanë statistika të sakta për numrin e qenve endacakë, por thonë se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje për këtë problem. Për këtë qëllim ditë më parë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka hapur tenderë në vlerë prej 420 mijë euro për identifikimin dhe regjistrimin e qenve me pronarë në gjithë vendin.
Çështja e qenve endacakë, e cila deri më tani ka marrë edhe jetë njerëzish, vazhdon të mbetet problem mjaft i theksuar në të gjitha komunat e Kosovës. Për këtë qëllim Komuna e Prishtinës ka organizuar takim koordinues me komunat e rajonit të Prishtinës, me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit ndër-komunal për sa i përket zgjidhjes së këtij problemi. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha për Radio Kosovën nga 5 pika të ushqimit për qentë endacakë sa ka pasur, tani Komuna e Prishtinës ka krijuar 25 pika të tjera.
Ово ће очистити нокте од гљивица за 5 дана! Прочитајте рецепт
Fungo Stop
Adskeeper
Ово ће очистити нокте од гљивица за 5 дана! Прочитајте рецепт
Fungo Stop
Adskeeper
“Është në të mirën e të gjitha komunave që në mënyrë sistematike e me veprime të përbashkëta që ta bëjmë zgjidhjen një herë e përgjithmonë për sa i përket qenve endacakë. Proceset që i ka marrë Komuna e Prishtinës, t’i marrin edhe komunat përreth për sa i përket problemit të qenve endacakë”, tha Rama .
E lidhur me trajtimin e këtyre qenve, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka hapur tenderë për identifikimin dhe regjistrimin e qenve me pronar në territorin e vendit. Sadik Heta, Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve, tha për Radio Kosovën. Vlera e parashikuar për kontratë nga AUV është 420 mijë euro. Ndërsa kohëzgjatja e kontratës është paraparë të jetë 12 muaj.
“Ky projekt do të realizohet në të gjitha komunat e vendit, do të financohet nga AUV-i dhe ka vlerën 420 mijë euro. Është projekt që synon identifikimin dhe regjistrimin e qenve me pronarë në territorin e vendit. Do të përfshihen rreth 18 mijë qen në afat prej një viti, do të kemi të kontraktuar ambulancat veterinare të cilat do të merren me identifikimin dhe regjistrimin me mikro-çip të qenve me pronarë si dhe do të lëshojmë pasaporta për secilën kafshë”, tha Heta.
Një tender të tillë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës kishte iniciuar në dhjetor të vitit 2021 mirëpo ai ishte anuluar. Ndryshe, në muajin shtator të vitit të kaluar, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, ka kërkuar nga pushteti lokal në gjithë vendin që të punojnë më shumë në menaxhimin e kafshëve, përkatësisht të qenve endacakë.