Në vijim të njoftimit të datës 2 mars 2022, për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të FFK-së, më datë 6 prill 2022, si dhe njoftimit të anëtarëve dhe delegatëve të Kuvendit të FFK-së për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, ju informojmë se Komisioni për mbarëvajtjen e procesit deri në datën e mbledhjes së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor, ku është paraparë edhe zgjedhja për kryetar të FFK-së, duke vepruar në përputhje me nenet 34 dhe 50 të Statutit të FFK-së dhe vendimin e Komitetit Ekzekutiv të datës 02.03.2022, pas verifikimit të aplikimeve të të kandiduarve për kryetar, verifikimit të nënshkrimeve të delegatëve ligjor që mbështesin të kandiduarit për t’u zgjedhur kryetar i FFK-së, si dhe verifikimin e procedurave të tjera statutare, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.03.2022, mori vendim dhe i njoftoi aplikuesit që kanë kandiduar për kryetar të FFK-së.
Ky vendim i është dërguar Komitetit Ekzekutiv, i cili edhe e ka aprovuar këtë vendim më datë 22.03.2022. Ky vendim do t’i përcillet të gjithë delegatëve të Kuvendit të FFK-së, për procedim të mëtutjeshëm në ditën e mbajtjes së mbledhjes së rregullt të Kuvendit me datën 06 prill 2022.
Me këtë vendim janë informuar edhe aplikuesit për t’u kandiduar për kryetar të FFK-së, ku për çfarëdo paqartësie ose mospajtimi janë udhëzuar me këshillën juridike.
Po ashtu, me këtë vendim do të informohen organet përkatëse të UEFA-së dhe FIFA-së, të cilët monitorojnë punën e Federatave anëtare, si dhe gjithashtu do të informohet MKRS-ja.
Për detajet rreth këtij vendimi dhe arsyetimin e tij, ju lutem gjeni më poshtë linkun me vendimin e publikuar.
http://www.ffk-kosova.com/wp-content/uploads/2023/03/Vendim-i-Komisionit-te-FFK-se-per-mbarevajtjen-e-procesit-deri-ne-daten-e-mbledhjes-se-Kuvendit-te-rregullt-zgjedhor-per-Kryetar-te-FFK-se.pdf