Prindoni s’i duron talljet që u bënë për postimin e tij, e ndërmerr këtë veprim në Facebook

Burri i presidentes Osmani, Prindon Sadriu siç duket nuk i ka duruar talljet që iu bënë në postimin e tij të djeshëm ku aludonte se presidentja e Kosovës e kishte thënë para presidentit amerikan termin “kriminel lufte”, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin.

Menjëherë pas këtij postimi, Sadriu u bë “popular now” në Facebook e në postimin e tij vërshuan komente tallëse me atë që ai kishte konkluduar.
Por, Sadriu siç duket s’ka mundur t’i durojë talljet e kritikat.

Ai e ka ndalur krejtësisht opsionin për të komentuar, duke fshirë kështu edhe komentet e mëparshme që nuk i përshtateshin vijës së mendimit të tij.