Një diplomat i lartë rus ka kërcënuar se Moska tani i konsideron dërgesat e armëve në Ukrainë si objektiva legjitime ushtarake.
Në komentet që do të ngjallin frikë për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit, zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov tha se Rusia e bëri të qartë qëndrimin ndaj SHBA-së, shkruan BBC.
Ai tha se Rusia “paralajmëroi SHBA-në se dërgimi i armëve nga një numër vendesh që ajo orkestron nuk është vetëm një veprim i rrezikshëm, është një veprim që i bën ato kolona objektiva legjitime”.
Ryabkov denoncoi gjithashtu sanksionet e SHBA-së kundër Moskës si një “përpjekje të paprecedentë për t’i dhënë një goditje serioze sektorëve të ndryshëm të ekonomisë ruse”, por këmbënguli se Rusia do të vepronte në një mënyrë të matur për të shmangur dëmtimin e vetvetes.
Ai tha se Rusia nuk kishte ndërmend të dëbonte mediat dhe bizneset perëndimore.