Kërcënon Rusia: Publikon hartën e tokës ku mund të bie struktura e saj hapësinore

Rusia ka kërcënuar se sanksionet kundër saj mund të bëjnë që Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) të rrëzohet dhe të çojë në atë që në një strukturë prej 500 tonësh të bie në det ose në tokë.

Kështu tha kreu i agjencisë ruse të hapësirës, ​​Roscosmos, shkruan The Guardian.

Dmitry Rogozin, një mbështetës i zëshëm i pushtimit rus të Ukrainës, bëri thirrje që të hiqen sanksionet pasi ato mund të pengojnë funksionimin e anijes kozmike ruse që i shërben ISS.

Duke publikuar një hartë të vendndodhjeve ku ISS mund të zbriste, ai tha se nuk kishte gjasa të ishte në Rusi.

Ndërkaq, në hartën e publikuar nga ai në Twitter, përfshihet edhe Kosova dhe rajoni i Ballkanit.