Disa zyrtarë të huaj do të vizitojnë sot Kosovën.
Përpos ministrit danez, Nick Hakkerup i cili viziton Kosovën për të diskutuar lidhur me marrëveshjen për burgjet, në Kosovë do të qëndrojë edhe një zyrtare gjermane.
Kryeministri Albin Kurti do të presë në takim ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Pas takimit pritet që të zhvillohet një konferencë për media.
Takimi nis në ora 18:30 në Qeverinë e Kosovës.