Aktorja e njohur, Hayden Panettiere ka deklaruar se vajza e saj, Kaya, është e sigurt në mes të luftës në Ukrainë dhe zotimit të ish-partnerit të saj, Wladimir Klitschko për të hyrë në konflikt.
Vajza 7-vjeçare e aktores së “Heroes” zakonisht jeton me babanë e saj, ish-in e Hayden, Wladimir Klitschko, në Ukrainë.
Por, kur u pyet në Instagram të premten (25 shkurt) për vajzën e tyre, Panettiere konfirmoi se ajo është jashtë rrezikut dhe se nuk ndodhet në Ukrainë.
“Ajo është e sigurt dhe jo në Ukrainë”, ka thënë aktroja 32-vjeçare.
Të enjten (24 shkurt), ish-kampioni i peshave të rënda dhe vëllai i tij, Vitali u zotuan të marrin armët kundër Rusisë në mbrojte të vendit të tyre.
“Unë nuk kam zgjidhje tjetër, unë duhet ta bëj këtë. Unë do të luftoja”, tha kryebashkiaku 50-vjeçar i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, shkruan PageSix.
Ndërkohë, Wladimir, 45 vjeç, u regjistrua në ushtrinë rezervë të Ukrainës në kryeqytet në fillim të këtij muaji mes kërcënimeve të përshkallëzuara të Rusisë ndaj vendit.
“Ne do të mbrohemi me të gjitha forcat tona dhe do të luftojmë për liri dhe demokraci”, shkroi ai në LinkedIn.
Aktorja e “Nashville”, ripostoi komentet e bëra nga Wladimir për konfliktin në Instagram. Ajo gjithashtu ndau mendimet e saj rreth sulmeve ruse, duke kritikuar veprimet e presidentit rus Vladimir Putin si “një turp absolut”.