Britania: Më shumë armë do të dërgohen në Ukrainë

Kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar James Heappey, tha se Mbretëria e Bashkuar dhe 25 vende të tjera kanë rënë dakord të ndihmojnë Ukrainën me armë, shkruan BBC

Gjatë një deklarate, ai tha se Mbretëria e Bashkuar tani do të bashkëpunojë me vendet e tjera për të koordinuar mënyrën se si do të shpërndahet ndihma ushtarake por nuk dha detaje të mëtejshme.

Ai tha se Kremlini kishte të ngjarë të “reflektonte” mbi rezistencën e ashpër ukrainase që po haste por theksoi se  ekzistonte  gjithashtu rreziku për sulme  më të ashpra ndaj Ukrainës. Heappey tha se gjithashtu se Britani po vazhdon përpjekjet diplomatike  për të bindur vendet e tjera që të përjashtojnë Rusinë nga sistemi ndërkombëtar i transfertave bankare Swift.

“Nuk është një vendim i njëanshëm që mund të marrë Mbretëria e Bashkuar  por pozicioni ynë është i qartë”, tha ai.