Ukraina letër Gjermanisë: Kemi nevojë urgjente për raketa kundërajrore

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, ka publikuar një letër që ia ka dërguar Qeverisë së Gjermanisë, duke i kërkuar urgjentisht raketa për mbrojtje kundërajrore.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ku e publikoi edhe letrën dërguar Qeverisë së Gjermanisë, ambasadori ukrainas shkroi:

“E nderuar Qeveri Federale,

Edhe sa kohë do të shikoni kot teksa ne, ukrainasit, po vritemi, nga forcat dhe raketat ruse dhe qytetet po bombardohen para syve tuaj?

Na duhen urgjentisht raketat për mbrojtje kundërajrore për t’i mbrojtur njerëzit.

Ky do të ishte solidaritet i vërtetë.”