Italia merr vendim për largimin e Rusisë nga SWIFT, Zelenskyy telefonohet nga kryeministri italia.
Italia përkrah largimin e Rusisë nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT, ka njoftuar presidenti ukrainas, Zelenksyy.
Ai përmes një postimi në Twitter tha se ka biseduar me kryeministrin Italian Mario Draghi lidhur me këtë çështje.
“Ky është fillimi i një faqeje të re në historinë e shteteve tona Ukrainë-Itali. Mario Draghi në një bisedë telefonike përkrahu largimin e Rusisë nga SËIFT, si dispozitë për asistencë të mbrojtjes. Ukraina duhet të bëhet pjesë e BE-së”, ka shkruar Zelenskyy.