Aksioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë do të mund të nxis hyrjen e forcave serbe në Kosovë, këtë e kanë thënë dje politikanë nga Kroacia edhe Kosova.
Këtë e kanë komentuar mediat serbe ku bazohen në deklaratën e e Enver Hoxhës në Kuvend se në momentin kur Rusia është agresive në lindje të Evropës, Serbia do jetë agresive në Ballkan.
“Ne kemi partner strategjik por edhe kundërshtar të madh strategjik e kjo është Rusia. Kur ajo është agresive në lindje, Serbia do jetë më agresive në Ballkan”.
Presidentja e Kosovës Vlora Osmani ka deklaruar se “prirja që Rusia ka për destabilizim nuk ndërlidhet vetëm me Ukrainën por edhe me Ballkanin”, duke ia tërhequr vërejtjen Serbisë se nëse mendon “sulmin në Kosovë, duhet ta dijë se do përballet jo vetëm me ushtrinë e policinë e Kosovës por edhe NATO që ka mandat të ruajë kufijtë e Republikës së Kosovës, posaçërisht ata në veri”.
Edhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç deklaroi se situata në Ukrainë përkujton atë në Kroaci në vitin 1991, vetëm se invadimi është më i madh dhe duhet pasur kujdes në situatën dhe stabilitetin në Kosovë edhe Mal të Zi e BeH.
Vlade Raduloviç, nga Qendra për hulumtime gjeo-strategjike për “Novosti” tha se nuk ka hapësirë për spekulime dhe Serbia ka mjaftueshëm probleme për të menduar intervenim ushtarak.
“Të gjithë sulmojnë përpjekjen e Serbisë për të mbetur anash konfliktit, qëllimi është të tregojnë se Beogradi nuk është i merituar për anëtarësim në BE dhe është çerdhe ruse në Ballkan, duke përfituar pikë shtesë me këto deklarata”, tha Radulovi.
Sipas tij, tregimi që vjen para së gjithave nga Zagrebi dhe institucionet e Kosovës nuk kanë vend në realitet dhe qëllimi i vetëm është propaganda.
Dejan S. Miletiç nga Qendra për globalizim tha për “Novosti” se në pyetje është ofensiva që ta mbajnë Beogradin për toke me peshën kur flitet për Kosovën.