Kurti në takim me Schmidtin deklarohet kundër ndarjes dhe copëzimit të Bosnjës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi në Munih Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt.

Në një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se Kurti theksoi mbështetjen për unitetin e Bosnjë e Hercegovinës si element i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë.
“Ndarja dhe copëzimi nuk duhet të fitojnë mbi unitetin, diversitetin, solidaritetin dhe demokracinëgjithëpërfshirëse”, ka thënë Kurti, bën të ditur komunikata.

“Gjatë këtij takimi u bisedua për domosdoshmërinë e vëmendjes së plotë të të gjithëve për Bosnjë e Hercegovinën, dhe mbështetjes së parezervë të liderëve të Bashkimit Evropian, si edhe nevojën për rritje të bashkëpunimit rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatë.