Kryeministri britanik: Rusia nuk ka pse të frikësohet nga misioni i NATO-s

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, paralajmëruar për “rrezik ekstrem për botën”.

Ai tha se shpreson se diplomacia do të ketë sukses, por bota duhet të jetë “tepër e sinqertë” në lidhje me kërcënimin rus.

“Nëse Ukraina pushtohet, ne do të jemi dëshmitarë të një shkatërrimi të një shteti demokratik, një vend që ka qenë i lirë me gjenerata, ne i kemi siguruar atyre se do të qëndrojmë me ta për sovranitetin e tyre. Është në interesin tonë të përbashkët që Rusia të dështojë. Rusia nuk do të përfitojë asgjë nga kjo”, tha Johnson gjatë fjalimit.

“Mbretëria e Bashkuara ka punuar me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të hartuar sanksionet më të ashpra dhe më të forta”

“Britania gjithmonë do të punojë për liri dhe demokraci në botë. I bëj thirrje Kremlinit të tërhiqet dhe të kthehet në dialog. Kemi shansin që të anashkalojmë katastrofën dhe të kthehemi në paqe”.

“Rusia ka po aq të drejtë sa çdo shtet të jetojë në paqe, Rusia nuk ka pse të frikësohet nga misioni i NATO-s për një botë në paqe”, tha ai.

Krejt në fund, Johnson foli edhe për bashkëpunimin me BE-në, njofton Klankosova.tv.

“Ne vazhdojmë të punojmë intensivisht së bashku, sepse vlerat dhe qëllimet janë të njëjta. Bëhet fjalë për liri, demokraci dhe të drejta njerëzore”.

“Nuk mund ta themi se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme, por nëse Rusia sulmon, ne do të sigurohemi që do të dështojnë”, tha kreu i një ndër fuqive më të mëdha ushtarake në botë.