Presidenti ukrainas: Nuk do t’i përgjigjemi provokimeve ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se shteti i tij nuk do t’i përgjigjet provokimeve ruse në rajonin e Donbasit.

Siç është shprehur ai, synim i shtetit të tij është që të arrihet paqe përmes diplomacisë dhe dialogut.

“Ne nuk i përgjigjemi provokimeve dhe përpiqemi të vendosim paqen ekskluzivisht përmes diplomacisë”, shkroi Zelenskyy në profilin e tij në Instagram.

Ndryshe, Ukraina njoftoi sot se si pasojë e luftimeve në rajonin lindor të Donbasit është vrarë një ushtar.