Beniada Nishani është finalistja e parë që u largua mbrëmë nga Big Brother Vip Albania.
Bukuroshja shqiptare mori simpatinë e madhe të publikut shqiptar me butësinë dhe natyrën e saj pa komplekse duke sjell shumë hare brenda shtëpisë.
Pas finales së mbrëmshme modelja bëri një falenderim për të gjithë mbështetësit e saj përmes një video-mesazhi duke zbuluar se ndodhet në Durrës tek familja e saj.
Ndryshe Beniada mbrëmë ka zbuluar se do të kthehet në Shqipëri, ku tani e tutje do ta shohim si prezantuese në “Procesi Sportiv”.