Rasti tragjik që ndodhi në Zllatar të Prishtinës e që la të vdekur një polic të moshës 27-vjeçare, ngjalli reagime të ndryshme.
Avokati i njohur, Arianit Koci përmes një postimi në rrjetet sociale tha se dënimet për armë duhen ashpërsuar, menjëherë.
POSTIMI I PLOTË:
Nuk ka lojë me armë zjarri.
Kur edhe policëve i ndodhin tragjedi të tilla (mbrëmë është vrarë një polic nga kolegu i tij, gjatë ahengut), që supozohet se janë të trajnuar, çka ndodh me qytetarët e patrajnuar?
Përndryshe, festimi me armë është akti më primitiv i mundshëm.
A keni parë dikund në ndonjë shtet të civilizuar që festojnë me armë?
A keni parë ndonjë top politikan modern, që feston me armë?
Askund, përveç te ne, dhe në vende si Afganistani.
Katastrofë.
Mentalitet talibanesk.
Prandaj, çdo politikan që ekspozohet me armë duke festuar, duhet bojkotuar tërësisht-nëse mendojmë me ndërtu shtet normal!
E dënimet duhet ashpërsuar shumë-tash dhe menjëherë!.