Eshtë një prej këngëtareve më të njohura dhe më të përfolura të estradës, e cila gjithashtu është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për këngëtaren, Ana Kabashi e cila krahas projekteve muzikore dhe koncerteve iu qëndron afër fansave edhe përmes imazheve dhe postimeve në Instagram.
Kështu ka vepruar edhe së fundi, duke sjell disa foto tejet joshëse e që mori vëmendje me linjat trupore dhe veshjen plot stil.
E veshur me sytjena të zeza të kombinuara me një bluzë të tejdukshme sipër dhe pantallona ngjyrë bezhë, Ana dukej më bukur se asnjëherë më parë.
Dukja e saj u kompletua me flokët e gjata që I la të lira mbi supe, makijazh të theksuar dhe asesor ari, ndërsa nuk munguan as komentet e shumta nga ana e fansave të saj.
Ndryshe, Ana aktualisht po shijon suksesin e këngës “11/11” që e solli bashkë me klip në nëntor të viti të kaluara.