Në Mynih, kryeministri Albin Kurti takoi senatoren nga shteti i Ioëa-s, Joni Ernst. Kurti ka thënë se ajo është mike e madhe e Kosovës dhe përkrahëse e Forcës së Sigurisë, kurse theksoi se NATO është e domosdoshme për paqen në rajon.
“Ne ramë dakord që NATO është e domosdoshme për sigurimin e paqes në rajonin tonë”, shkroi në Twitter.
Ndërkohë, në një komunikatë për media u njoftua se Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe krenarinë për bashkëpunimin,
Kurse senatorja amerikane konfirmoi mbështetjen e saj për Kosovën, përtej partneritetit ushtarak, në të gjitha fushat zhvillimore.