Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, bëri thirrje të premten për mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar në mes të tensioneve të rritura midis Ukrainës dhe Rusisë.
Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Klitschko tha se situata është kritike dhe se Ukraina kishte nevojë për “armë mbrojtëse” për të luftuar kërcënimin rus.
“Faleminderit për 5000 helmetat”, i tha ai Ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, por se kjo nuk mjafton.