“Me ma të mirët e vendit”, Adriana poston video krahë Kurtit dhe Osmanit

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, pas ndërhyrjes së saj nga tumori në kokë, tani e ka mbledhur vetën tërësisht.

Matoshi nuk mungon as në seancat e mbledhura në Kuvendin e Kosovës.

Me rastin e seancës solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së vendit, edhe ajo ka qenë pjesë e saj prej ku ka ndarë imazhe të ndryshme.

Së fundi, ajo ka postuar edhe një imazh krahë kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

“Me ma të mirët e vendit Presidenten dhe Kryeministrin”, ka qenë mbishkrimi i saj në videon e postuar në InstaStory.