Vajza e vogël e pyet Fatmir Sejdiun a mund të bëhem Presidente: Ti qysh tash je Presidente

Moderatori Albion Haxhiri ka shpërndarë në Facebook një fotografi të vajzës së tij me ish-Presidentin Fatmir Sejdiu

Haxhiri ka treguar një moment të bukur në mes vajzës së tij dhe ish-Presidentit Sejdiu.

Ai thotë se vajza e tij e ka pyetur Sejdiun nëse një ditë mund tqë bëhet Presidente.

“Ish Presidenti, Fatmir Sejdiu vizitoi kopshtin në të cilin shkon Anika. Në këtë ditë dua të ndaj me ju një moment krenarie personale dhe familjare. Anika e pyet Presidentin: A mund të bëhem edhe unë Presidente?”, ka shkruar Muhaxhiri.

Ndërkaq thotë se Sejdiu ia lëshoi ulësen dhe i tha që ajo qysh tani është Presidente.

“z.Sejdiu me sensin e tij të humorit dhe me xhentilesë e fton Anikën, ja lëshon karrigën dhe i thotë: Ti qysh tash je Presidente! Përkrahet fuqishëm edhe nga ish Zonja e Parë 😀🥰 Gëzuar Kosovë”, ka shkruar Muhaxhiri.