Blinken urim Kosovës: SHBA përkrah jush, pavarësia dhe sovraniteti janë të pacenueshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar shqiptarët e Kosovës për 14 vjetorin e Pavarësisë. Blinken thotë se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të Kosovës ndërsa ajo punon për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.

Në urimin e tij Sekretari amerikan i Shtetit nënvizon se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme dhe të pacenueshme, kësisoj ndërtimi i institucioneve elastike demokratike dhe gjithëpërfshirëse që ofrojnë për të gjithë qytetarët kërkon këmbëngulje, transmeton

Një mesazh ka pasur dhe për rajonin. Sekretari amerikan shprehet se SHBA-të presin që Kosova me të drejtë të zërë vendin e saj përkrah fqinjëve të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike. “Ritheksojmë mbështetjen tonë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyrë për të arritur një marrëveshje për marrëdhëniet e normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke”, thotë ai.