Nëna e 9 vjeçares që vdiq në QKUK dyshon në neglizhencën e mjekëve

Një vajzë e moshës 9 vjeçare ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK).

Nëna e 9 vjeçares,  ka deklaruar në Polici se vajza e saj ishte duke marrë trajtim mjekësor dhe dyshon që si pasojë e neglizhencës së mjekëve, vajza e saj ka vdekur.

Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj nëntë vjeçe ishte duke në trajtim mjekësor dhe dyshon se nga neglizhenca e mjekëve vajza e saj ka ndërruar jetë. Është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pa jetë është marrë nga mjekësia ligjore për Obduksion”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.