Kryetari i FFK-së, Agim Ademi e ka uruar festën e pavarësisë së Kosovës.
Kreu i futbollit kosovar ka zgjedhur disa fjalë të mëdha për përvjetorin e 14-të.
Ademi ka ka thënë se futbolli është bërë një urë miqësie edhe me shtete që ende hezitojnë ta njohin Kosovën.
Tutje, ai tha se Kosova po vazhdon të rritet e të përparojë vit pas viti në çdo sferë.