Einxhel rrëfen reagimin ndaj shokut të klasës që i shprehu pëlqimin

Brenda shtëpisë së Big Brother tashmë kanë mbetur vetëm katër banorët e fundit.

Një javë larg finales, banorët i kanë lënë anash debatet dhe po shijojnë momentet e fundit aty brenda.

Einxhel ju ka rrëfyer Donaldit dhe Ilirit, një ngjarje gjatë shkollimit të saj teksa ishte në klasën e tretë.

Ajo tha se e gjithë klasa ishin të ulur me shokun apo shoqen e tyre dhe ajo ishte e vetmja e cila ishte e ulur me një çun, me të cilin bënin garë për mësime dhe nuk shkonin mirë me njëri tjetrin.

Madje ajo rrëfeu momentin kur ajo po ikte për në Greqi dhe do i duhej të ndahej nga klasa teksa, çuni në fjalë i shprehu dashurinë haptas.