
Adele ka ndezur thashethemet se mund të jetë fejuar me të dashurin e saj, Rich Paul gjatë ceremonisë së “Brit Awards”. Këngëtarja 33-vjeçare shkeli në tapetin e kuq e veshur me një fustan kadifeje të zezë dhe një unazë me një gur të madh rrëzëllitës.

Ekipi i veshjes së artistes tha se vathët e saj ishin 50 karatë, por refuzuan të jepnin informacion mbi unazën. Kjo e fundit është punuar nga argjendarja e preferuar e të famshmëve, Lorraine Schwartz.
