Iliri apo Donaldi? Monika flet pas largimit nga BB VIP dhe tregon kush duhet të fitojë

Pas një rrugëtimi 4 mujor, aktorja e famshme nuk ia doli të shkojë në finale. Pasi shkoi në studio, Monika tha se ka përjetuar rrugëtimin më të bukur të jetës së saj.

“Kam pasur emocione pavarësisht se i përkas skenës së teatrit dhe duatrokitjet janë pafund nga publiku i mrekullueshëm. Për mua rëndësi ka ky udhëtim i bukur. Erdhën në jetën time 30 banorë që do të jenë miqtë e mi të përhershëm”, tha ajo.

Por nuk i shpëtoi as pyetjes se kush duhet ta fitojë Big Brotherin, nëse gara do të ishte mes Ilirit dhe Donaldit. Ajo zgjodhi aktorin e humorit duke thënë: “Shumë herë Ilirin e kam shpëtuar, e kam nxjerrë në zinxhir kështu që këtë herë zgjedh Donaldin.”