Majlinda Kelmendi me rol të ri, debuton si trajnere në Grand Slam të Parisit

Kampionia e parë olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka debutuar si trajnere në Grand Slam të Parisit.

Ish kampionia olimpike, pas përfundimit të karrierës së saj si xhudiste ka nisur menjëherë punën si trajnere në shtabin teknik të Driton Kukës.

Majlinda ishte mjaftë aktive me këshillat e saj drejtuar xhudistes, Flaka Loxha e cila u mposht në raundin e parë nga çekja, Vera Zemanova.