Në Gjermani, fjalët e Gerard Piqué që këshillonte Erling Haaland, sulmuesin e Borussia Dortmund (në radarët e Real Madridit dhe Barcelona) për të ardhmen e tij kanë qenë shumë të rëndësishme.
“Mesazh nga Pique për Haaland”, – titullohet gazeta gjermane ‘SportBild’. Po çfarë ka thënë kapiteni i Barçës për sulmuesin norvegjez? “Nëse do të isha Haaland dhe do të doja të fitoja ‘Topin e Artë’, nuk do të shkoja në të njëjtin ekip me Mbappé. Nuk i shoh të dy në të njëjtin ekip”, – pohoi Pique në një bisedë në Twitch me Ibai Llanos.
Mesazhi i Piqué përkon pothuajse në kohë me informacionin që e afron Kylian Mbappé me Real Madridin për 50 milionë euro në vit. Nga “Bild” i kujtojnë Piqué se “tashmë është plotësisht i hapur vendimi që do të marrë Erling Haaland në verë.
Por Gerard Piqué duhet të dijë edhe një gjë: me Kylian Mbappé (23 vjeç), transferimi i të cilit te Real Madridi thuhet se është mbyllur javën e kaluar, Karim Benzema (34 vjeç) dhe Erling Haaland (21 vjeç), stuhia do të binte mbi kurrizin tuaj qysh në klasiken e parë”.
Qendërmbrojtësi i Barcelonës foli edhe për rikthimin në kombëtare: “Natyrisht që jam larguar nga kombëtarja. Nëse më kërkon trajneri do t’i thoja ndoshta… Nuk dua ta mbyll derën 100%”.