Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar mëngjesin e sotëm në Pekin, Presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping.
Të dy kanë folur për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, sidomos në fushën ekonomike.
Por, nuk u la pa përmendur edhe ajo politike, ku sipas Vuçiqit, Jinping e mbështet Serbinë edhe në ruajtjen e Kosovës.
“Ne folëm për çështje strategjike, mbështetje reciproke, ruajtjen e integritetit territorial në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare – kjo është shumë e rëndësishme për vendin tonë për shkak të Kosovës dhe Metohisë”, tha Vuçiq për RTS.