Fifi në lidhje me ish-burrin e Adrola Dushit?

Fifi është një nga personazhet më të përfolura të momentit në mediat rozë.

Me hyrjen dhe me daljen e saj të papritur nga “Big Brother VIP” ajo shkaktoi shumë polemika dhe ende e tërheq vëmendjen me postimet e saj.

Burime për ‘IconStyle’ bëjnë me dije që Fifi është në një lidhje me Adis Patushin, ish-bashkëshortin e Adrola Dushit.

Kujtojme se divorci i modeles së njohur shqiptare, Adrola Dushi, nga ish-bashkëshorti Adis Patushi, tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut ne vitin 2018.

Adrola u shpreh se nuk e cilësonte si gabim martesën, por vendimi i tyre erdhi në një kohë kur ishin shumë të rinj.

Kujtojmë se gjatë intervistave më herët për ndarjen, Adrola është shprehur:

“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do ngelet mes meje dhe Adisit”.

Ata kane se bashku nje djale me emrin Troi. Pavarësisht ndarjes, dy prindërit i qëndrojnë gjithnjë pranë Troit.

Përsa i përket Fifit dhe lidhjes se saj,ajo ka publikuar nje instagram story me Adisin në 19 Janar 2022 duke shkruar: ç’du unë me ty…