Rritet çmimi i madh për fituesin e BBV

Këtë javë ishin në nominim Donaldi, Einxhel, Arjola dhe Beniada.

Big Brother kishte menduar një mision të veçantë për Ilirin dhe Monikën. Ata kishin mundësi që të rrisin çmimin e fituesit të Big Brotther VIP.

Monika dhe Iliri duhet t’i jepnin zarfin me shifrën më të madhe prej 15 mijë euro personit që mendonin se do të dilte nga shtëpia.

Detyra e Ilirit dhe Monikës ishte që të vendosnin zarfet me shuma të ndryshme të secili person që mendonin se do te dilte nga shtepia. Shuma më e madhe duhej ti përcaktohej banorit që ata mendonin se do dilte nga shtëpia. Po ta gjenin, ajo shumë do i shtohej cmimit final.

Kështu Iliri dhe Monika i vendosën Beniadës zarfin me 1000 euro, Donaldit 3000 euro, Einxhelit 10000 dhe Arjoles, që menduan se do dilte sepse kishte marrë shtëpinë, i vendosën zarfin me 15000 euro.

Dhe faktikisht doli Arjola, por ajo u rikthye me biletën e kthimit. Big Brother VIP po shkon drejt fundit dhe duket qartë se tensioni do të rritet edhe më shumë pasi kanë mbetur shumë pak konkurentë.