Ka nisur marshi protestues i organizuar nga Partia Socialdemokrate kundër shtrenjtimit të rrymës.
“Krejt rroga në rrymë”, “Lypëm dritë, gjetëm terr”, “Me popullin dhe me rrymë nuk luhet”, janë pankartat që mbajnë protestuesit.
Ata e kanë quajtur gënjeshtar kryeministrin Albin Kurti, ndërsa kanë borhoritur “poshtë qeveria Kurti”.
Nol Nushi i PSD-së tha se protestat do të vazhdojnë.
“Sa më të mëdha çmimet, aq më të mëdha protestat”, tha Nushi.
Ai ka ftuar më pas qytetarët të marshojnë drejt qeverisë.