Në prag të protestës, Policia në gjendje gatishmërie me autoblinda dhe top uji

Policia e Kosovës ka mobilizuar autoblindat dhe topin e ujit që përdoren për të shpërndarë protestuesit nëpër protesta.

Sot në ora 14:00 pritet të mbahet protesta e thirrur nga PSD-ja kundër shtrenjtimit të rrymës.

PSD ka ftuar qytetarët dhe partitë opozitare që t’ju bashkohen në protestë.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë vendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës, një orë para se të fillojë protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.