Kuvendi i jashtëzakonshëm, Ekrem Hyseni zgjidhet kryetar i Degës së LDK-së në Podujevë

Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Podujevë me 74 vota pro dhe një abstenim .

“Me 74 vota pro dhe nje abstenim Dr. Ekrem Hyseni zgjedhet kryetar i LDK – Podujevë. Urime”, kanë bërë të ditur nga dega e LDK-së në Podujevë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, përmes një shkrimi në ‘facebook’ ka njoftuar se dega e LDK-së në Podujevë bashkë me kreun e partisë, Lumir Abdhixhiku, kanë thirrë mbrëmë një Kuvend të jashtëzakonshëm të degës së Podujevës.Veliu thotë se një kuvend i tillë është kundër statutit të LDK’së dhe i paligjshëm, prandaj potencon se nuk do të marrë pjesë.

“Duke qenë se kuvendi i sotëm është kundërstatutar dhe i paligjshëm, të dashur veprimtarë dhe anëtarë të LDK-së, ju njoftoj se nuk do të marr pjesë në një farsë të tillë, ku do të tentohet të kontrabandohet një kryetar i ri, që nuk është as pjesë e strukturave të degës sonë”, ka shkruar Veliu.

Agim Veliu thotë se një veprim i tillë nga Abixhiku dhe anëtarët e tjerë të degës së Podujevës do të çojë në shkatërrimin e atij që Veliu e quan “bastioni i fundit i LDK’së”.