Donald Veshaj dhe Beniada Nishani janë dy nga banorët që janë bërë pjesë e Big Brother prej më shumë se 100 ditësh.
Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, ata janë parë shpesh me njëri-tjetrin duke bërë biseda shoqërore dhe gjithashtu duke krijuar situata komike. Teksa po bisedonin në lidhje me finalistët e BBV, aktori shprehu se “nuk do ta dëshironte një finale me njerëz që nuk e meritojnë”.
Biseda nisi nga aktori i cili po kritikonte zgjedhjen e moderatores Einxhel Shkira për 4 finalistët e mundshëm. Ai tha se moderatorja nuk është koherente në gjërat që thotë, madje ai vuri në dyshim deklaratën e dhënë nga ajo në lidhje me një finale vetëm me femra.
Shkira tha në natën e spektaklit se “nëse do ta fitonte BBV një femër, do të jetë edhe ajo fituese”. Nga ana tjetër modelja Beniada Nishani u përpoq t’i shpjegonte aktorit arsyet e mundshme se pse nuk ka thënë emrin e tij për në finale.
Biseda:
Donald: E dije që pse ajo donte një finale të fortë?
Beniada: Donte një finale të fortë.
Donald: Me kë me Monikën?
Beniada: Do një finale të fortë, por ndoshta ka menduar njerëzit që donte.
Donald: Në atë moment zëre se produksioni do të të plotësojë një dëshirë…