Kriset miqësia? Iliri paralajmëron Arjolën: Do të kuptoje shumë gjëra

Pas spektaklit të mbrëmjes së kaluar, Iliri ka folur me Arjolën rreth miqësisë me Monikën dhe zinxhirit të shpëtimeve. Ai i bëri të qartë se nëse do të kishte zinxhir që do të niste prej tij, do të kuptonte shumë gjëra.

Ndërsa Arjola e kuptoi qartë se do të shpëtonte Arbrin, por Iliri nuk e konfirmoi një gjë të tillë.

Ilir: Ti je një mike mes dy ish miqsh dhe ty të përket roli të mbash njërin e tjetrin.

Einxhel:Siç unë u preka kur nuk u shpëtua Dagzi, dhe ai u prek kur ajo nuk e shpëtoi.

Ilir:Nuk jam prekur fare.

Arjola: Nuk besoj se është prekur sepse Monika para disa ditësh më tha, Iliri më do jashtë shtëpisë.

Ilir: Nëse do të flasësh vetëm ti, fol vetëm ti. Po i thua gjërat si një mike mes dy personave që i do. Ta kuptoj pozicionin.
Arjola: Kam nevojë t’ju kuptoj unë ju, jo pozicionin. Pozicioni është ky që është. As e ndryshon mendimin Monika që kam për ty, as ti nuk e ndryshon mendimin që kam për Monikën.

Ilir: Nëse do kishte sot zinxhir, do kuptoje shumë gjëra.

Arjola:Po nuk do më shpëtoje mua, do shpëtoje Arbrin.

Ilir: Do ishe në vendin tim, në rolin tënd.