U përjashtua për lidhje sekrete, ish-konkurrentja e njohur zbulon kush është djali nga Londra

Javë më parë në “Përputhen” Meliku deklaroi se Antonia ka të dashur jashtë programit. Ai tha se i ka ardhur një mesazh kërcënues që e provon këtë gjë.

Deklarata e tij nuk u prit mirë nga Antonia, e cila shpërtheu e revoltuar dhe më pas doli nga studioja.

“Të betohem unë këtë nuk e toleroj fare! Nuk dua të zgjatet më ky muhabet, ti djalë i dashur e ke bërë skenarin në kokën tënde. Unë nuk kam asnjë lidhje dhe ti nuk je askushi të më drejtohesh mua kështu. Ti nuk je burrë për mua dhe turp të të vijë që i thua këto fjalë”, i tha ajo.

Meliku: Ti nuk je femër për mua, je femër mashtruese

Pasi Antonia doli nga studioja, Meliku zbuloi kërcënimin që i kishte ardhur:

“Mos dil në takim me Antonian se do kesh probleme pastaj”.

Mirëpo përmes një statusi në rrjete sociale ajo lajmëroi largimin duke dhënë dy arsye të ndryshme.
Edhe pse tha se ajo po largohet për arsye shëndetësore në po të njëjtin postim zbulonte se produksioni ka dyshime për të.

Epo e ftuar në ‘Glamour Zone’, Antonia Gjoka më në fund ka sqaruar situatën e cila është keqinterpretuar për muaj të tërë.

Ajo foli për lidhjen paralele, që u akuzua se kishte jasht kamerave.

Moderatorja: Cili është keqkuptimi më i madh që ka ndodhur në prapaskenë?

Antonia Gjoka: Keqkuptimi më i madh ka qenë situata e trëndafilave. Mua një fans i imi më ka sjell disa trëndafila, dhe të gjithë ishim në dijeni se nga cila faqe individuale kishte ardhur. të gjithë ishim koshient se kush ishte, dhe në momentin që u hapën kamerat të xhironnim puntatën më akuzuan se kisha lidhje me atë djalin vetëm sepse më solli trëndafilat. Dhe kjo për mua është shumë absurde.