Një person është plagosur pasditen e së premtes në Prishtinë.
Ai është plagosur në rrugën “Ali Sokoli” nga i dyshuari që ende mbetët i panjohur.
Policia ka treguar se nuk dihen motivet e plagosjes.
“Viktima mashkull kosovar është qëlluar me një plumb nga një i dyshuar i panjohur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Motivi i rastit nuk dihet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.