Aktori hollivudian, Arnold Schwarzenegger është përfshirë në një aksident automobilistik në Los Anxhelos, ka konfirmuar zëdhënësi i tij.
Përplasja e katër automjeteve, e cila ndodhi të premten pasdite, la një person të lënduar, ka bërë të ditur Policia e Los Anxhelosit.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një SUV të madh mbi të paktën dy automjete në një kryqëzim në Brentwood. Aktori mund të shihet duke qëndruar pranë.
Policia tha se nuk është bërë asnjë arrestim dhe përjashtoi përfshirjen e drogës dhe alkoolit.
Oficerët nuk i identifikuan personat e përfshirë, por aktori dhe ish-zëdhënësi i guvernatorit të Kalifornisë konfirmoi për Los Angeles Times se ai po drejtonte SUV-në kur ndodhi incidenti.
Zëdhënësi i Schwarzenegger tha se aktori ishte i padëmtuar dhe kishte folur me shërbimet e urgjencës dhe personin e plagosur.
Aksidenti është aktualisht nën hetim.