‘Pupu lamë nam’/ Dajë Pashuku hyn në Big Brother VIP, Beniada përpiqet të mbulojë gjoksin

Shpesh herë, Beniada ka përmendur familjarët e saj gjatë qëndrimit në Big Brother duke thënë se e ka marrë malli për ta.

Një prej tyre është dajë Pashuku, i cili është vëllai i gjyshes së Beniadës.

Pasi mësoi se fjalët e saj janë bërë virale në Tik Tok, Beniada nuk mund ta besonte që dajë Pashuku kishte ardhur nga Shijaku për ta takuar. ‘Pupu lamë nam Arbana’, thotë Beniada duke qeshur.

Ajo doli dhe e përqafoi menjëherë ndërsa mbante mikrofonin para gjoksit dhe dukej gjatë gjithë kohës në siklet.

Dajë Pashuku i dha mbështetje dhe Beniada u lumturua shumë nga prezenca e tij në Big Brother VIP.