Haradinaj ka paqartësi: I kërkon Qeverisë të publikojë të gjitha shpenzimet e bëra për energji

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar një status në Facebook përmes të cilit ka kërkuar që Qeveria të bëjë publike të gjitha shpenzimet të bëra në sektorin energjetik.

Haradinaj ka theksuar se kjo qeveri po krijon në raport me rrymën elektrike dhe transaksionet financiare rreth saj.

“Qeveria duhet të publikojë të gjitha shpenzimet që janë bërë në sektorin energjetik që nga 1 tetori 2021. Me këtë nuk nënkuptojmë vetëm ndarjet buxhetore, por tërë energjinë që është blerë nga KESCO/KOSTT (vlera e devijimeve) apo çfarëdo mekanizmi që ka blerë rrymë për Kosovë, si dhe të gjitha kontratat që janë bërë për kthime”,  ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi: