Në QKUK për herë të parë kryhet operacioni i largimit të tumorit të hipofizës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se në Klinikën e Neurokirugjisë në QKUK, për herë të parë  është kryer operacioni i largimi i tumorit të hipofizës (gjëndra hormonale në tru), nëpërmjet rrugës nazale me qasje transfenoidale.

Më anë të një postimi në Facebook, SSHKUK bën të ditur se ekipi profesional i neurokirurgëve udhëhiqej nga Prof. Mentrol Petrela.

Ai ishte shoqëruar edhe nga neurokirurgët nga Kosova dhe se operimi përfundoi me sukses.

Pacientja aktualisht është në gjendje stabile shëndetësore.